AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 18:50

FOTO/ Dëme të mëdha edhe në Kavajë, tërmeti bën të pabanueshëm pallati

Pasojave të tërmetit të djeshëm nuk i ka shpëtuar as qyteti i Kavajës.

Edhe në këtë qytet, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa në disa prej tyre jetesa në to për momentin duket mision i pamundur.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha, dëmtimet në një prej pallateve të qytetit janë të mëdha.