SPORT, 4 Gusht 2021, 15:20

13-vjeçarja bëhet sportistja më e re që merr medalje ari në një Olimpiadë

13-vjeçarja bëhet sportistja më e re që merr medalje ari

Olimpiada e këtij viti është zhvilluar mes rekordeve të shumta të thyera rishtas, si nga rezultatet, por edhe nga mosha, sidomos kur bëhet fjalë për ende fëmijë që marrin medalje.

Së fundmi, sportistja Sky Brown fitoi medalje ari në moshën 13 vjeçe e 11 ditë në disiplinën e skateboard.

Brown zhvilloi një performancë fantastike me, duke arritur të hyjë në histori të Lojërave Olimpike si sportistja më e re që arrin të fitojë medalje bronzi.

Epik ishte dhe momenti që Brown kuptoi se kishte arritur vendin e parë duke gëzuar mes lotësh.

Vetëm pak ditë më parë sportistja 13-vjeçare e 331 ditë japonezja Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, disiplina “street”.