TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre oficerë të policisë së New York ishin në krye të detyrës në New York më 4 korrik kur i ndalën në një supermarket.
Rojet e sigurisë u thanë policëve se një grua vodhi ushqime. Por reagimi i oficerëve ishte befasues.
Në vend që të arrestonin gruan për vjedhjen e ushqimeve vendosën që t’ia paguanin në supermarket.
Policët e identifikuar si Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera e lanë gruan të lirë.
Pasi u thirrën nga rojet e sigurisë, policët iu afruan gruas dhe e pyetën: “Çfarë po ndodh?”
Dhe ajo iu përgjigj: “Jam e uritur.”
“Pashë në çantën e saj,”-tha Sojo dhe më pas vendosën që ti paguanin ushqimin.
Sojo shtoi se roja i sigurisë ishte tronditur nga reagimi i oficerëve por i çoi më pas tek arka për të paguar ushqimet e gruas.
“Në atë moment ajo ishte shumë e emocionuar,”-tha polici. “Na falënderoi por ishte ngeli pa fjalë nga ajo që ndodhi.”