LIFESTYLE, 9 Korrik 2019, 11:05

Dua Lipa harron lidhjen 5-vjeçare me Carew, fotografohet duke u puthur me të dashurin e ri

Dua Lipa harron lidhjen 5-vjeçare me Carew, fotografohet duke u puthur me


Dua Lipa pas ndarjes me të dashurin e saj,  Isaac Carew, mesa duket po krijon një lidhje të re me dikë tjetër.

Dhe i dashuri i ri i Duas është vëllai i dy modeleve të mirënjohura Gigi dhe Bella Hadid. Anwar Hadid dhe Dua janë fotografuar teksa kanë kaluar disa momente të bukura në festivalin e kësaj vere Hyde Park në Londër gjatë fundjavës.

Ndërkohë që ndiqnin festivalin, çifti ishte i përqafuar dhe siç duket nuk kanë dashur ta fshehin lidhjes e tyre para botës.

Është përfolur që Anwar ka pasur një lidhje edhe me Kendall Jenner, por duket se ka përfunduar shumë shpejt.