LIFESTYLE, 8 Korrik 2019, 08:30

Moti, java nis me rritje temperaturash

Moti, java nis me rritje temperaturash


Orët e paradites paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior, ndërsa me kthjellime mbetet ultësira perëndimore.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në vlerat minimale dhe por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 18°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë deri mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.