LIFESTYLE, 9 Korrik 2019, 10:11

Nga pushimet e luksit në krye të detyrës, ja në cilin ekran do ta shikojmë Marina Vjollcën (FOTO)


Marina Vjollca I është rikthyer punës së saj, për projektin që do të risjellë në shtator. Moderatorja nuk i ndahet Tv Klan-it dhe do ta shikojmë përsëri pjesë të drejtimit, të një prej spektakleve suprizë që do të lancohen në muajin shtator.

Ajo e ka bërë të qartë se kanë nisur provat, pasi në një replikë me motrën e saj, në një nga fotot e postuara, tregon që sapo është kthyer nga puna.

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova dhe bëra foton”,- shkruan Marina Vjollca.

Kujtojmë që dy ditë më parë, moderatorja postonte foto nga ishujt ekzotik, ku po kalonin pushimet e tyre luksoze bashkë me Getoarin.