LIFESTYLE, 8 Korrik 2019, 18:41

Me trëndafila, tortë dhe shampanjë, Olta Gixhari feston ditëlindjen e 33-të, aktorja më e dashuruar se kurrë (FOTO)



Aktorja Olta Gixhari është një ndër personazhet më të parapëlqyera, e cila komentohet shpesh në mediet rozë, pasi njihet për karakterin e veçantë që ka për të thënit troç të gjerave, pa pikë ndrojtje.

Sot bukuroshja e skenës së teatrit ka ditëlindjen dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa momente speciale.

Pak kohë më par ajo ka ndarë disa foto mjaft tunduese nga Spanja. Postimet e saj gjithmonë kthehen në një nga temat kryesore në shoë bizz-in shqiptar.

Foto të publikuara nga aktorja Olta Gixhari

Aktorja me format seksi ka festuar 33-vjetorin e saj dhe surpizat kanë nisur që në mesnatë për bukuroshen e kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Një buqetë me trëndafila të kuq, e ardhur enkas për ditëlindje, me siguri nga njeriu i zemrës. Ndërkohë, pak ditë më parë ajo u përfol për një romancë të re në jetën e saj.