AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 09:50

FOTO/ Një i vdekur e dy të plagosur në Librazhd, dalin pamjet e aksidentit


Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti rrugor në aksin Librazhd-Qafë-Thanë, ku një e moshuar humbi jetën dhe dy shtetase të tjera mbetën të plagosur, njëra prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Nga pamjet duke qartë se trajleri me drejtues shtetasin Thoma Kela ka goditur në pjesën anësore furgonin e pasagjerëve, ndërsa kjo ka rezultuar fatale për një nga pasagjeret e furgonit, ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.