TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje te reja nga ngjarja e rende ne France, ku u ekzekutua nje shqiptar nga Gjakova.
Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës është vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach. Ndërkohë, burime nga albinfo.ch, bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, i cili ka gjetur ne France prej 19 vjetesh, nderkohe qe autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur, shkruan albinfo.ch.
Fqinjët dhe familjarët për albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh. Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.
Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.
Mjekët, në Mulhouse, i kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.
Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.
Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.