AKTUALITET, 29 Prill 2018, 23:06

Fatmir Hysenbelliu na njeh me shtëpinë e tij, që është një shtëpi ëndrrash

Fatmir Hyesenbelliu poston shpesh në Instagram foto nga jeta e tij luksoze. Ai është një nga trashëgimtarët më të pasur në Shqipëri dhe e shohim gjithmonë në vende të ndryshme, me njerëz të ndryshëm dhe i rrethuar nga luksi. Së fundmi Hysenbelliu ka postuar pamje nga shtëpia e tij, e cila me sa duket nga fotot është duke u ndërtuar. Pamjet janë mbreslënëse, një shtëpi ku ke çdo gjë brenda, duke filluar nga palestra, fusha e futbollit, ajo e basketbollit, jacuzzi në tarracë, e deri të garderoba gjigande. Një shtëpi ëndrrash që kush nuk do e donte!