AKTUALITET, 29 Prill 2018, 20:20

Aksident në Korçë, “BMW” përplas motoristin e picave, plagoset rëndë

Aksident në Korçë, “BMW” përplas motoristin e
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku një makinë është përplasur me motorin.

Dëmtime ka marrë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia, e cila po zbardh shkaqet e aksidentit.