AKTUALITET, 29 Prill 2018, 22:33

Foto/ Kisha në Delvinë ngre flamurin grek, e heqin shqiptarët e Kosovës

Disa ditë më parë, kur festohej festa e Shën Gjergjit në Krane të Delvinës, në rrethin e Sarandës, një flamur grek u pa të valëvitej në kishën e fshatit.

Por anëtarët e një lëvizjeje që synon bashkimin e Shqipërisë, janë nisur që nga Kosova për ta hequr atë, duke përsëritur një gjest të ngjashëm, që ata thonë se e kanë kryer në Himarë dy vite më parë.

Aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të njohur ndryshe edhe me shkurtimin LSHB pretendojnë se e kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranes në jug të vendit, duke e grisur.