AKTUALITET, 29 Prill 2018, 23:14

Lacio e Strakoshë me në këmbë një Champions, Imobile largohet me lot në sy nga fusha

Lacio ka mposhtur Torinon me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Serisë A. Goli i serbit Milinkoviç i dha fitoren skuadrës së Tares dhe Strakoshës, të cilët janë shumë pranë hipotekimit të vendit të 4-t. Humbja e zikaltërve ndaj Juves dhe fitorja e të kaltërve, e çoi diferencën në +4, kur duhen edhe 3 javë nga fundi.

Lacio

Në minutën e 15-të, sulmuesi kryesor i Lacios, Çiro Imobile ka lënë fushën i dëmtuar, ndërsa në të 23-tën, Luis Alberto ka humbur një 11-metërsh që u prit nga Sirigu.