TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani, gjatë operacionit të zhvilluar këtë të mërkurë nga EULEX-i dhe Policia.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani. Ndërkohë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e sigurisë kishin nisur bastisjen e banesës së tij, operacion që ka zgjatur disa orë me radhë.
Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.
Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja. Ai është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.