TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personazhe të njohur në vend kanë shprehur dyshimet e tyre se koronavirusin mund ta kenë kaluar më parë.
Së fundmi edhe aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar se ndoshta mund të jetë infektuar me Covid-19 që në fillim të muajit janar.
I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, aktori i njohur i humorit është shprehur se si asnjëherë tjetër u sëmurë rëndë nga gripi muaj më parë. Ai tha se kishte simptoma të ngjashme me të koronavirusit dhe se kishte marr antibiotikë.
“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronavirusin se unë grip të tillë s’kam kaluar në jetën time.
Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo”, ka treguar Agroni.
Ai tha se në krahasim me familjarët e tij e ka kaluar ndryshe këtë periudhë, jo aq i mbyllur, për shkak të angazhimeve në punë.
“Nga vetë natyra jam njeri që i zbatoj dhe jam rigoroz.
Marrëdhënia me punën më ka bërë që mos kem të njëjtin përjetim si familja ime. Ime shoqe dhe mbesa ime nuk e kanë parë dritën e diellit. Kjo më ka shërbyer, ardhja në punë, kam përjashtuar makinën. Kam humbur kile dhe ndihem më i motivuar”- ka thënë aktori i humorit.