AKTUALITET, 24 Janar 2019, 12:20

Dyfishimi i çmimeve për shërbimet dentare, deputeti i PD: Shëndetësia falas e Rilindjes ka dështuar

Dyfishimi i çmimeve për shërbimet dentare, deputeti i PD:

Pas vendimit të beftë të nxjerrë nga “Urdhri i Stomatologut”, për dyfishimin e çmimeve për një sërë shërbimesh dentare, vjen reagimi i deputetit të PD-së, Tritan Shehu.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu e quan vijim të iluzionit të rilindjes shëndetësi falas dhe “futje duarsh” në xhepin e qytetarëve.

Sipas tij, urdhri i nxjerrë është i njëanshëm dhe për këtë duhet të ndërhyjë menjëherë shteti për të krijuar mbulesat financiare të qytetareve edhe për stomatologjinë.

“Kjo qe po ndodh me stomatologjine sot, ishte e “paralajmeruar”, por e pa perfillur nga Qeveria ne politikat e saj, qe e kane katandisur sistemin tone shendetesor ne nje varferi te thelle “Afrikano Qendrore”, duke varferuar me tej qyetaret”- thote Shehu.

Reagimi i Tritan Shehut

Vendimet e Urdherit per rritjen reth dy here te cmimeve per procedurat dentare nepermjet pagesave direkte te qytetareve, flet per deshtim te plote te politikave sociale te Rilindjes dhe te iluzionit “shendetesi falas”, per “futje duarsh” ne xhepat e qytetareve.

Stomatologjia eshte pjese perberese e sistemit tone shendetesor, per te cilen nuk ekziston mbulese financiare apo sociale.

Kete problem madhor une e kam ngritur disa here dhe eshte nje nga pikat e rendesishme te programit tone shendetesor.

Edhe mbulesa nga buxheti i urgjences stomatologjike si dhe i parandalimit, te deturueshme keto nga ligji, jane shume larg relitetit dhe te veshura me shume dyshime korruptive ne aplikim.

Ndersa persa i perket nje vendimi te njeanshem te Urdherit per kete rritje cmimesh, ai nuk mud te jete i tille edhe nqs nga ana finaciare mund te jete i justifikuar.

Ketu do te duhej nderhyrja e menjehereshme e shtetit, per te krjuar mbulesat financiare te qytetareve edhe per stomatologjine.

Kjo qe po ndodh me stomatologjine sot, ishte e “paralajmeruar”, por e pa perfillur nga Qeveria ne politikat e saj, qe e kane katandisur sistemin tone shendetesor ne nje varferi te thelle “Afrikano Qendrore”, duke varferuar me tej qyetaret.