AKTUALITET, 24 Janar 2019, 11:17

Përkujtohet Ismail Qemali, Meta: Të përmbushim ëndrrën për një Shqipëri europiane

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e Ismail Qemalit pranë Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar 100 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një prononcim për mediat, Meta vlerësoi rolin e babait të kombit në themelimin e shtetit modern.

"Sot është momenti jo vetëm të përkulemi para veprës së tij por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar, ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane".