LIFESTYLE, 26 Mars 2019, 22:23

Një super yll: Njihuni me moderatoren shqiptare që i shpërqëndroi mbrëmë tifozët

Mbrëmë e djeshme  u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, një ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1:1. Përveç Ilda Bejlerit, në stadiumin "Fadil Vokrri" ra në sy edhe moderatorja Elmira Sadrija.

Moderatorja ishte veshur me të zeza duke vënë në pah linjat trupore.

Elmira është moderatore në "Supersport", Digitalb dhe mund të cilësohet padyshim si një nga vajzat më të bukura të ekranit.

Me pamjen e saj Elmira ka tërhequr vëmendjen e mediave e që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë po flasin për të.