TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja dhe modelja shumë e njohur, Belen Rodriguez, është një ndër personazhet më të komentuar dhe qendra e vëmendjes së mediave për jetën e saj private dhe lidhjet e dashurisë.
Prej muajsh po përflitet se Belen ia ka falur tradhëtinë ish-bashkëshortit me të cilin ka një djalë. Pas 4 vitesh, ajo dhe Stefano De Martino janë bashkuar sërish, pasi u fotografuan tepër të afërt në aeroport dhe janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Madje, në rrjet po qarkullojnë disa foto ku Belen shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe kaq ka mjaftuar që të aludohet se ajo është shtatzënë për herë të dytë, duke marrë parasysh edhe dëshirën e saj të madhe për t'u bërë sërish nënë.
Ndërkohë që fotot dhe lajmi i shtatzënisë qarkullojnë nëpër media, Belen dhe Stefano kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje dhe të mos japin një konfirmim apo mohim të lajmit.