AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 20:03

Basha: S’ka formulë që e shpëton Ramën vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë

Basha: S’ka formulë që e shpëton Ramën vetëm po

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi sot aleatët për të vendosur se si do të garojë opozita në zgjedhjet e 25 prillit.

Skenari i parë është ai i daljes me dy lista, njëra e udhëhequr nga PD-ja dhe tjetra nga LSI-ja. Por një tjetër alternativë është edhe dalja me një listë unike.

Në fund të takimit Basha deklaroi para gazetarëve se vendimin e kanë marrë me shqiptarët dhe nuk ka formulë që e shpëton Ramën.

“Vendimin e kemi marrë tashmë bashkë me shqiptarët. S’ka formula që ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë”, – u shpreh Basha.