TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Sali Berisha
Te dashur miq, dje grupet kryesore te Bundestagut gjerman votuan nje dokument me hapjen e negociatave me Shqiperine.
Ne kete dokument, njelloj si ne dokumentin e nje viti me pare, Bundestagu hodhi poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.
Por ne dallim nga dokumenti i nje viti me pare dokumenti i votuar dje i jep Edvine Mafise gjashte godije te reja fatale nen brez dhe konkretisht:
1- Goditja e pare per Edvine Mafine!
Bundestagu Gjerman jo vetem hedh poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por, ne dokumentin e votuar dje, Bundestagu perveç shtate kushteve ekzistuese shton edhe tre kushte madhore te reja (zgjidhjen e krizes, ndeshkimin e krimineleve te votes dhe ligjimitetin e narkofarses moniste te 30 qershorit) qe duhet te plotesohen per hapjen e negociatave dhe qe nuk ekzistonin ne dokumentin e votuar nje vit me pare. Kjo goditje deshmon se shqetesimet e Bundestagut per Edvin Mafine lidhen me kercenimin madhor qe ai me qendrimet e tij paraqet per themelet e rendit demokratik.
Ketu nuk po ndalem ne disa nenkushte, te cilat jane edhe me te hidhura se vet kushtet dhe qe nuk ekzistonin nje vit me pare.
2- Goditja e dyte madhore per Edvine Mafine!
Ne dokumentin e votuar dje nga Bundestagu sanksionohet se Shqiperia ndodhet ne krize te thelle politike dhe ekonomike. Me kete vleresim-goditje tronditese, Shqiperia shpallet boterisht e semura rende e rajonit, delja e zeze e tij dhe e Europes dhe kerkohet zgjidhje e menjehershme e Krizes.
Nderkohe qe ne dokumentin e votuar ne qershor te vitit 2018 nje vleresim i tille nuk ekzistonte ne asnje fjale dhe asnje rrjesht te tij.
3- Goditja e trete ndeshkuese per Edvin Mafine
Dokumenti i votuar dje nga Bundestagu ndan perfundimisht Maqedonine e Veriut nga Shqiperia si delja e zeze e rajonit dhe Europes, gje te cilen vet Edvin Mafia nje muaj me pare do ta quante gje shume te keqe po te ndodhte!
4- Goditja e katert fatale per Edvin Mafine
Dokumenti i votuar dje tregon haptas se Bundestagu Gjerman nuk pranon zgjedhjet moniste te Edvin Mafise dhe nuk njeh legjimitetin e tyre.
5-Goditja e peste dhe fatale,
Bundestagu vendos kusht ndjekjen penale dhe gjykimin e ministrave, deputeteve dhe te gjithe atyre (pra dhe vet Rames) qe nisur nga publikimet e Bild jane perfshire ne blerjen e votave ne vitin 2017, gje qe nuk figuronte ne dokumentin e nje viti me pare.
6- Goditje e gjashte tejet e rende,
deshmi e shkalles me te larte te mosbesimit ndaj Edvin Mafise eshte kercenimi i hapur dhe i pashembullt, kartoni i kuq si per asnje vend tjeter i Bundestagut per anullim dhe akoma me keq nderprerjen e plote te negociatave me Shqiperine, pra nxjerrjen e saj nga procesi i negociatave dhe mbyllja perfundimisht e dyerve te BE per vendin tone.
Miq, keto jane te vertetat e dokumentit qe votoi dje Bundestagu Gjerman per procesin e negociatave me Shqiperine. Keto te verteta faktojne se me voten e djeshme Bundestagu ne rrafshin sasior ka rritur se paku me 40% kushtet kurse ne rafshin cilesor ka nje rritje me se paku 80% te kushteve krahasuar me nje vit me pare.
Si perfundim miq, çelja e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian eshte nje horizont qe largohet çdo vit me shpejtesi ne rritje nga ne.
Zgjidhja vetme absolutisht e vetme per te gjithe ata qe besojne ne te ardhmen europiane si e ardhmja me e mire per ta, femijet dhe vendin e tyre eshte largimi me te gjitha mjetet e mosbindjes civile i Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshteti i tij per ne koshin e plehrave te historise.