TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, akuzon kreun e qeverisë se nuk ka vullnet politik për të mbrojtur pakicat kombëtare.
Nga një tryezë ku u atakua ligji për mbrojtjen e pakicave i miratuar vetëm një muaj më parë nga shumica në pushtet, kreu i PBDNJ-së tha se ai ligj nuk zgjidh problemin e kombësisë, një term që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar.
“De facto privuan qytetarët në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë nga e drejta e vetëdeklarimit.
Bashkë me kreun e PBDNJ-së është bërë dhe partia e minoritetit etnik grek për të ardhmen MEGA, e cila nuk kurseu as pozitën dhe as opozitën, si forca të unifikuara për të mos respektuar të drejtat e minoriteteve.
“Ky ligj nuk mund të konsiderohet i denjë për të shprehur të plotë kuadrin e të drejtave dhe mbi të gjitha nuk i jep garancitë e duhura minoriteteve që ti gëzojnë dhe ti lëvrojnë ato ashtu siç e kërkojnë aktet ndërkombëtare për minoritetet etnike”.
Ligji i miratuar në parlament është në kundërshtim me nenin tre të konventës në kuadër të Këshillit të Europës, e cila është ratifikuar nga parlamenti ynë”, - tha Dule.