TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë njëri prej tre personave të aksidentuar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, te rrethrrotullimi i Kolonjës.
Burime nga Spitali i Lushnjes konfirmuan, se njëri prej tre të aksidentuarve ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë. Ata po udhëtonin me një mjet tip “Benz’, kur kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.
“Benz-i” është shkatërruar thuajse plotësisht. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
