AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 14:20

Droga nga Shqipëria, policia greke dy operacione për goditjen e trafikut

Dy operacione të policisë greke për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Në kufirin greko-shqiptar, në Kallpaq, Janinë, policia greke ka ndaluar një mjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 6 pako me 38 kg marijuanë.

Gjatë operacioni është ndaluar vetëm drejtuesi i mjetit, një 23-vjecar shqiptar, ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.

Në Selanik është kapur një bashkëpunëtor grek. Ndërkohë në një operacion të dytë në Selanik, janë sekuestruar 5 pako me 49 kg 300 gram marijuane dhe janë arrestuar dy greke 41-vjecare teksa po fusnin drogë në një automjet.