AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 14:32

Drejtori i Ramës përgëzon opozitën për protestën, bën llogaritë sa shqiptarë ishin mbledhur



Për protestën e djeshme të opozitës ka reaguar edhe Blendi Gonxhja, drejtori i Transportit Rrugor te vendit.  Në një reagim në Facebook ai përgëzuar opozitën për protestën e djeshme paqësore. Por ai ka theksuar se nuk duhet të themi gënjeshtra pasi në protestën e djeshme të opozitës nuk ka pasur më shumë se 3 mijë vetë.

“Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000…” i takojnë fantazisë.”, shkruan ndër të tjera ai. 

Reagimi i plotë:

Natyrisht urime opozitës për protestën e parë civile e pa dhunë mbrëmë! Por qortime për rrenat. Si veteran protestash, efekti viziv i protestës në plan horizontal 10m mbi kokat i jep madhështi, por edhe mbrëme prapëseprapë në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues. Llogari e thjeshtë, s’do as shkencë as talent me e kuptu. Fotot nga piku kur mbahej fjalimi. Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them. Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000…” i takojnë fantazisë. Mbremë lajmi i vetëm i vërtetë ishte që protesta ishte e urtë e paqësore! Pjesmarrësit të disiplinuar, shpërndarë me kujdes që të duken shumë, efekti me dritat e celularit organizuar mirë.

Opozita e bashkuar mban protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.