TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i akuzuar si një nga personat përgjegjës për djegien e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.3 në Shkodër.
Seanca në ngarkim të ish-deputetit u zhvillua me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjyqtarit Tonin Stërkaj për moslejimin e pranisë së familjarëve dhe të mediave. Spahia e ka cilësuar ndalimin e tij si arrestim politik dhei ka kërkuar Gjykatës që në marrjen e vendimit të bazohet tek faktet. “Arrestimi im, prapaskenë politike”- mësohet të ketë thënë ish-deputeti.
Ndërkohë, ambientet jashtë Gjykatës janë të “blinduara” nga forca të shumta policore, por edhe nga shumë përkrahës të demokratëve që kërkojnë lirimin e Spahisë. Në mbështetje të Spahisë kanë shkuar edhe përfaqësues të PD dhe ish-deputetë.
Spahia ka qëndruar për më shumë se 48 orë në izolim në Policinë e Tiranës dhe mbrëmjen e djeshme është transferuar në fshehtësi drejt Shkodrës. Gjatë ligjëratës së tij në protestën e nëntë në radhë në rang kombtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti Spahinë si të burgosur politik dhe i kërkoi Prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij. Basha u shpreh se një kusht i shtuar për dialog me Partinë Socialiste, përveç largimit të kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është dhe lirimi i të burgosurve politik, me në krye Spahinë, si dhe vënia përpara drejtësisë e blerësve të votave.