AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 12:38

“Shyqyr që nuk i ka dëgjuar Vasilika përgjimet”, gazetari tallet keq me Hysin pasi u mor me vajzat e Bashës

“Shyqyr që nuk i ka dëgjuar Vasilika përgjimet”,

“Kur po lexoja “shqetësimin “ e Vasilika Hysit që mos përdoren fēmijët në protesta nga tv më vinin sharrjet e kolegëve të kësaj zonje:

-Mos e ça k…

-Mos e rruj…

-Do u q… robt.

Shyqyr që Vasilika nuk i ka dëgjuar se e braktis atë parti horrash,hajnash dhe kurvarësh…”, kështu shkruan në Facebook gazetari Agim Xhafka, duke iu referuar statusit të bërë dje nga deputetja socialiste për pjesëmarrjen e fëmijëve në protestën e opozitës.

Hysi në mënyrë të çuditshme u shpreh se ndjente keqardhje për vajzat e Lulzim Bashës pasi ndjeheshin të frikësuara, dhe u bënë pjesë e protestës.

Nga ana tjetër në asnjë rast Hysi nuk është distancuar nga përdorimi elektoral që iu bëhet fëmijëve në fushatën e PS-së dhe aq më pak nga përgjimet e fundit, ku zyrtarët e partisë së saj u kapën në një fjalor rrugaçëror, duke mbyllur pazare për blerjen e votave.

“Jo përdorimit të fëmijëve në protestë! Fytyra e frikësuar e vajzës së vogël të z. Basha,ndërsa ecte mes protestuesve, ishte e dhimbshme! Protestat paqësore janë të shëndetshme në një shoqëri demokratike, por fëmijët nuk mund të përdoren për të ftuar demokratët në protestë ”, shkruante Hysi gjatë ditës së djeshme.