AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 12:45

Salianji publikon fotot nga “kafazi” i Gjykatës: Bardh Spahia, i burgosuri politik i vitit 2019

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka postuar disa foto nga gjykata, ku po zhvillohet seanca për kolegun e demokrat, Bardh Spahia.

Salianji e quan Bardh Spahinë si të burgosurin politik, të vitit 2019.

Ai shkruan se Rama po ndërton si strategji arrestimin e deputetëve të opozitës, për të provokuar konflikt civil.

“Ne gjykatën e Shkodrës!

Me Bardh Spahinë, i burgosur politik i 2019!

Çdo regjim në agoninë e vet bën marrëzi! Rama ndërton strategji me arrestin e përfaqësuesve politikë të opozitës dhe me këto strategji te dala boje kërkon të provokojë opozitën dhe shoqërinë për konflikt!” thekson Salianji.