AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 10:28

Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë deri…

Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë

Menjëherë pas mbylljes së protestës së 9-kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët janë mbledhur në selinë e PD-së për të vendosur për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar. Mësohet se opozita ka vendosur që të kërkojë revokimin e listave të zgjedhësve.

Një tjetër vendim është zhvillimi i protestave kudo që shkon kryeministri Edi Rama ndërsa është kërkuar mobilizim maksimal i strukturave dhe deri të dielën do të ketë protestë të përditshme.

“Falënderim e mirënjohje për protestën tonë më madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përorshëm i qëndrimit të ndërkombëtarëve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga opozita pas takimit.