AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 12:50

Open Data Albania: Rritet fondi publik në adresë të fushatës së PS

Open Data Albania: Rritet fondi publik në adresë të fushatës

Përmes Transaksioneve të Thesarit Partia Socialiste ka arkëtuar fondin për fushatën zgjedhore për zgjedhje vendore 2019. Pagesa është ekzekutuar në datën 21 qershor 2019. Deri tani vetëm Partia Socialiste ka bërë kërkesën dhe ka tërhequr shumën e alokuar.

Transaksioni financiar është në vlerën 40 868 137 (dyzet milion lekë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë) Lekë

link http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6044009/from_date_reg/2019-06-16/to_date_reg/2019-06-21

Mos pjesëmarrja e Partive Parlamentare ish Opozitare PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për partinë Parlamentare PS. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milion lek. Më herët pagesa nga Thesari i Shtetit për Partitë Politike janë disa dhe ato përkojnë me fonde vjetore sikurse fonde mbështetëse për fushatat zgjedhore.

http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6044009

Duket se mungesa e Partive Politike ish parlamentare si PD dhe LSI në këto zgjedhje ka sjellë favorizim të Partisë Qeverisëse, PS duke krijuar një tjetër strukturë të ndarjes së fondeve në dispozicion të partive parlamentare./ Open Data Albania