AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 20:22

Sandër Lleshaj më në fund bëhet ministër

Sandër Lleshaj, u betua sot para presidentit të Republikës, Ilir Meta, si ministri i ri i Brendshëm, duke pasuar në këtë post Fatmir Xhafajn.

Në një ceremoni të organizuar në presidencë, Lleshaj u betua para presidentit për postin e ri, post të cilin e mori pasi ju dërgua emri për herë të dytë nga kryeministri Rama.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe deputetë të mazhorancës.