AKTUALITET, 31 Janar 2019, 12:26

Pasuria, shkarkohet përfundimisht gjyqtari Artan Lazaj

Pasuria, shkarkohet përfundimisht gjyqtari Artan Lazaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendim për gjyqtarin Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji vendosi prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por dhe shkarkimin nga detyra Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi është përfundimtar dhe është marrë me shumicë votash.

Shkak është mosjustifikimi i pasurisë.

Nga analiza financiare e kryer nga viti 2003-2016 rezulton se të ardhurat nuk kanë qenë të mjaftueshme për pasuritë që ka kryer dhe shpenzimet e kryera për jetesë.