Aliaj ka publikuar fotot e projektit-kullë, miratuar tashmë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe nga ish ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Vendimi është marrë më datë 20. 06. 2018. Projektues është arkitekti italian Stefano Boerin dhe kompania e ndërtimit është Gener 2 e Bashkim Ulajt.
Kompania Gener 2 do të ndërtojë një tjetër kullë 21 katëshe mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, në rrugën “Dervish Hima”, pikërisht para portës së stadiumit, shkruan newsbomb.al.
“Ta gëzojmë dhuratën e fundit! Një kullë më shumë, një fushë sporti më pak”, shkruan Aliaj ndërsa ndan fotot e projektit të kullës së betonit veshur me “jeshillëk” që do të ndërtojë Gener 2, një kompani e vendosur në qendër të akuzave pas skandalit të Unazës dhe OST me kompaninë fantazmë DH Albania, pas të cilës, siç ka shkruar edhe Zëri i Amerikës, qendronte Bashkim Ulaj.
Newsbomb.al