AKTUALITET, 31 Janar 2019, 11:13

Basha kërkon ndërprerjen e Kuvendit: Të vijë Rama të japë sqarime për përgjimet e VOA

Basha kërkon ndërprerjen e Kuvendit: Të vijë Rama të

Gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet akti normativ për buxhetin 2018, opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës sepse kryeministri nuk është prezent. Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Rama duhet të jetë në Kuvend dhe të japë sqarime për përgjimet e VOA që tregojnë sipas tij vjedhjen e votave.

Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. I kanë mbaruar ilaçet apo pluhuri.

Gjëja e parë që duhet bërë është të ndërpritet seanca. Kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh,”-tha Basha.