AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 12:30

Dorëhiqet gjyqtari i Apelit në Tiranë Alaudin Malaj, zbulohet arsyeja

Dorëhiqet gjyqtari i Apelit në Tiranë Alaudin Malaj, zbulohet


Jep dorëheqjen nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj.

Përmes shkresës drejtuar kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, Malaj thotë se jep dorëheqjen për shkak të një marrëdhënie tjetër pune, e cila siç sqaron Malaj nis më 1 gusht 2020.