TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artisti dhe komediani i njohur, Zef Deda feston sot 70-vjetorin e lindjes.
Një urim të veçantë ka marrë edhe nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e cilëson Zef Dedën si “Charlie Chaplini” shqiptar, kreu i shtetit, Meta i uron ditëlindjen me bejte shkodrane komedianit.
“Ke lind në ditë të qejfit”, shkruan Meta ndër të tjera.
URIMI I PLOTË
Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda!
Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit! ?
Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar!
“Dita e mirë shifet nadje,
E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!” ?