TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gani Potka, shoferi i ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Burime bëjnë me dije se Gani Potka, gardisti 56-vjeçar ka shfaqur temperature të lartë dy ditët e fundit dhe për pasojë është shtruar në Spitalin e Sanatoriumit.
Gani Potka ka shërbyer për shumë vite pranë Gardës së Republikës, ndërkohë që kohët e fundit ai ishte caktuar si shoferi i ministres Elisa Spiropali.
Edhe fotografi i PS, Agim Rama ka publikuar në foto të gardistit, duke i shprehur ngushëllime familjes.
