AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 10:20

Koronavirusi i merr jetën mësuesit nga Shkodra


Ndërron jetë nga Covid-19 mësuesi i matematikës në shkollën “Haxhi Sheh Shamia” Gazjon Rusi i cili prej disa ditësh ndodhej i intubuar në spitalin Covid-2 në Tiranë.

Një ditë më parë u bë apel për ndihmë për dërgimin e tij në spitalet e Turqisë.

Mësohet se 39-vjeçari është baba i tre fëmijëve të mitur.

Gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar prej disa ditësh, dyshohet se ai është infektuar në spitalin e Shkodrës pasi ka shkuar të vizitojë një prej vajzave të tij.

Raportohet se 39-vjeçari kishte astmë të fshehur, gjë e cila ka rënduar edhe me tej gjendjen shëndetësore të tij./Abc News