AKTUALITET, 30 Janar 2019, 11:25

Alibeaj: PS kërkon të rikthejë imunitetin e deputetëve

Alibeaj: PS kërkon të rikthejë imunitetin e deputetëve

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha sot se mazhoranca kërkon të rikthejë imunitetin e deputetëve të kapur përmes ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj u shpreh se heqja e imunitetit të deputetëve është bërë nga Kushtetuta që në vitin 2012.

Po thoni se doni ta miratoni vetë duke prishur traditën për konsensus. Tani u binda se nuk është lapsus, është në shkelje të rregullores. E kapët prokurorinë me Arta Markun. Arritjen e madhe të heqjes së imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore.

Imuniteti është hequr nga Kushtetuta në vitin 2012. Ky parlament është i lidhur me krimin. Ju tregoni me këtë se deri ku ka shkuar frika juaj. Është turp i madh.”- tha Alibeaj.