AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 18:45

“Do të përcaktojmë të ardhmen e vendit tuaj”/ Von der Leyen pas vizitës në Shqipëri: Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme

“Do të përcaktojmë të ardhmen e vendit tuaj”/

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas vizitës të sotme në Shqipëri. Duke postuar video përmbledhëse të aktiviteteve dhe takimeve, ajo shkruan se pret me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme.

Ajo shprehet se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës

“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, ne do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”- shkruan presidentja e KE krahas videos.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1442866998765969410?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1442866998765969410%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdo-te-percaktojme-te-ardhmen-e-shqiperise-von-der-leyen-pas-vizites-ne-shqiperi-pres-me-padurim-samitin-be-ballkan-perendimor-javen-e-ardhshme%2F