TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto janë momentet kur 21-vjeçari Aldi Rama, autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë.
Pas disa orësh kërkimesh nga policia, Aldi Rama ka qëlluar veten me armë duke mbetur i plagosur në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se ai ka marrë plagë të shumta në trup, si dhe dëmtime në kokë. “Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën”, tha më herët Policia.
Në vendngjarje blutë sekuestruan armën e krimit dhe telefonin e tij celular. Nënkomisari Saimir Hoxha mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm, pasi u qëllua me plumb në zemër nga autori i dyshuar Aldi Rama, teksa po kryente një operacion kontrolli te territorit per kultivim të bimeve narkotike.
[gallery size="full" columns="1" link="none" ids="572838,572839,572840,572841"]