AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 18:24

Pas Tiranës, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen viziton nesër Kosovën! Zbardhet axhenda

Pas Tiranës, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Pas vizitës zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të jetë nesër në Kosovë në kuadër të turit të vizitave në rajonin e Ballkanit.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mediat kosovare kanë zbardhur axhendën e kryekomisioneres ku në orën 11:00 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti.

Axjenda e plotë:

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

09:00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani

Vendi: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10:00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Vendi: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11:00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti

Vend mbajtja: “Kopshti i fëmijëve” – Kalabri.