AKTUALITET, 4 Maj 2019, 22:22

Humbja e Stambollit, Erdogani shton presionin: Anuloni rezultatin!

Humbja e Stambollit, Erdogani shton presionin: Anuloni rezultatin!


Këtë të shtunë Presidenti i Turqisë Erdogan ka shtuar presionin ndaj autoriteteve zgjedhore, duke kërkuar rivotim në Stamboll.

“Ka pasur manipulime, ka pasur raste korrupsioni. E gjitha kjo është e qartë dhe e pakundërshtueshme. Ejani të shkojmë sërish te populli dhe ju siguroj se ne do të pranojmë atë që do të vendosë populli. Kaq e thjeshtë është”, tha sot Erdogan gjatë një takimi me biznesmenë.

Tashmë, Komisioni Qendror i Turqisë do të mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e partisë së Erdogan, AKP, për të anuluar zgjedhjet e 31 marsit. Në ato zgjedhje, kandidati i partisë AKP humbi me një diferencë shumë të vogël votash