AKTUALITET, 9 Janar 2019, 19:16

Djali i prezantueses italiane kërkon një milion euro nga dy shqiptarë

Djali i prezantueses italiane kërkon një milion euro nga dy

Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe i ish-futbollistit Stefano Bettarini, kërkon një milion euro dëmshpërblim ndaj katër autorëve të plagosjes së tij. Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj, 24 vjeç, dhe Andi Arapi, 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018, pranë një diskoteke të njohur në qytetin e Milanos.

katërt të akuzuarit.

Avokatja Alessandra Calabrò, në emër të klientit të saj, ka kërkuar një milion euro dëmshpërblim së bashku me kërkesën e prokurorit të çështjes i cili ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit.

Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit Albano Jakaj, i ka kërkuar trupit gjykues masa lehtësuese për ndryshimin akuzës nga grindje e dhunshme për motive të kota në grindje të dhunshme për motive provokuese.

Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëherëshëm të 500 mijë eurove nga një milion që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit.

Dy të akuzuarit e tjerë italianë janë; Alessandro Ferzoco, 23 vjeç, dhe 29-vjeçari Davide Caddeo, me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.