AKTUALITET, 12 Shkurt 2019, 23:09

VIDEO/ PSG trondit Junajtid, fitore spektakolare në Mançester. Roma i falet… Zaniolos

VIDEO/ PSG trondit Junajtid, fitore spektakolare në Mançester. Roma

PSG fitoi kryendeshjen e mbrëmjes, në fushën e Mançester Junajtid. Francezët e Tomas Tuhel, me shifrat 0-2, morën një fitore me shumë vlera, dhe hedhin një hap të rëndësishëm për turin tjetër, ndërsa në sfidën e kthimit shkojnë me 2 gola në fushën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me shumë kartonë të verdhë nga të dyja anët, dhe me pak goditje në kuadrat. Me fillimin e të dytës, Kimpembe zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, pas një përgjumje të mbrojtjes së “djajve”, në zhvillimet e një goditje këndi.

7 minuta më pas, ishte radha e Kilië Mbape, që pas një topi mjaft të bukur nga Di Maria, nuk fali përballë De Geas. Solskjaer nuk do ta ketë Pol Pogba në takimin e kthimit, pas dy të verdhëve që francezi mori mbrëmjen e sotme.

Mançester Junajtid- PSG 0-2

GOL: Kimpembe 53′, Mbape 60′

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/01.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/02-1.mp4"][/video]

Në sfidën tjetër, Roma iu fal dopietës së talentit Nikolo Zaniolo, në minutat 70 dhe 70, në ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 ndaj Portos. 19-vjeçari shënoi të parin pas një goditje precize nga brenda zone, ndërsa të dytin falë një topi të kthyer nga topi i kthyer nga shtylla. Vetëm goli i Adrian për portugezët nuk mjaftoi, por që gjithsesi shpresojnë në ndeshjen e kthimit, falë golit në fushë kundërshtare.

 

 

Roma-Porto 2-1

GOL: Zaniolo 70′, 76′ / Adrian 79′