TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Me rritjen e çmimit të ujit, Veliaj i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit”.
Kështu shkruan sot ish-deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu, duke akuzuar bashkinë për situatën e furnizimit me ujë në kryeqytet.
Me një postim në Facebook, Spahiu thekson se Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. “Argumenti? Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!!”- shkruan ai.
Postimi i Përparim Spahiut:
Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit.
Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër.
Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit.
Argumenti?
Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!!
Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar..!!!