AKTUALITET, 15 Maj 2019, 08:44

Dita Ndërkombëtare e Familjes, Meta: Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja


Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën me një urim dhe një apel.

Duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes, kreu i shteti ka theksuar se ai mbështet forcimin e rolit dhe vlerave të familjes dhe ka apeluar për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime.

“Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime”- shkruan Meta.

Mesazhi i Metës

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë.

E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj.

Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime.

Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes.

Zoti i bekoftë familjet tuaja!??