Del video e aksidentit në Kavajë, makina përplas nënën që po kalonte rrugën me dy vajzat
TPZ
Nga informacionet paraprake, tre të rinj kishin marrë me qira një makinë, e në hyrje të qytetit të Kavajës, drejtuesi ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë tepër të madhe.
Në videon e publikuar nga “News24”, duket momenti kur një grua që dyshohet të jetë viktima, e shoqëruar nga dy vajzat e saj kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në këtë moment, makina me shpejtësi të madhe përplas gruan dhe më pas përplaset me tabelën metalike të një karburanti.
Raportohet se gruaja ka humbur jetën, ndërsa dy vajzat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit edhe një prej djemve pasagjer në makinë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kome.