TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e zv.ministrit Julian Hodaj në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bern Borchardt.
Në një lidhje në emisionin “Dritare”, Hodaj u shpreh se incidenti me ambasadori e OSBE-SË është diçka që ndodh rrallë dhe se dihet se kush janë autorët.
Ngjela shprehet se një zv.ministër nuk mund të flasë pa fakte dhe nëse ka prova që Borchardt është kërcënuar, atëherë sipas avokatit, autorët duhet të ndëshkohen.
“Kam bërë vetë 6-7 fushata me mijëra njerëz. Gjuha e përdorur në fushatë është shumë e ngatërruar. Në rradhën e parë qëndrojnë ata që bërtasin dhe janë si tifozët anglezë, që rezultatin e marrin vesh kur shkojnë në shtëpi.
Por ti nuk do të punosh për ta. Gjuha e tifozëve politikë nuk merret seriozisht. Kështu sip o ngrihet problem është në dëm të ambasadorit.
Më pas filluan edhe replikat mes tyre
Ngjela: Nuk ke eksperiencë ke kohë të mësosh, e do vish prap këtu
Hodaj: Kujdes me fjalërt avokat, kam më shumë eksperiencë se ty. Kam patur ccështje dhe gjëra shumë të rëndësishme si avokat, prandaj merri fjalët mbrapsht…