TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh në studion e Top Show se gjatë protestës të së shtunës ka qenë në Policinë e Shtetit, por mohoi të ketë pasur rol në drejtimin e operacionit policor.
“Kam qenë në Policinë e Shtetit. Detyra ime është të jem aty në ditë normale, por sidomos në ditë anormale. Por, nuk kam qenë në drejtim të operacionit, pasi në sallën e drejtimit kanë qenë sy ndërkombëtarë dhe unë nuk ia lejoja dot vetes idiotësinë të futem në një sallë ku nuk kam rol dhe ku ka njerëz prezentë që vëzhgojnë sjelljen tonë”, – tha ministri i Brendshëm.
“Molotovi është prodhuar nga njerëz që dinë ta bëjnë dhe është shpërndarë më tej. Pra, kemi të bëjmë me organizim të mirëfilltë, për të cilin nuk kishim dijeni. Janë futur molotov në vendin tonë në mënyrë ilegale sepse janë futur nën koperturë politike. Ne pritëm qytetarë në protestë, jo njerëz të armatosur. Kjo është situatë që i kalon të gjitha kufijtë e logjikës”, – shtoi Lleshaj.